Me Bleta Brovinën jemi njohur nëntorin e vitit të kaluar, falë projektit muzikor “Luje” i cili ka qënë pjesë e klasifkimit muzikor për disa javë rresht.

Bleta, e cila ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël, ka përfunduar studimet për muzikë dhe që prej vitit 2016 ajo është pjesë e shtëpisë diskografike “Diez Music”.

Këngëtarja, e cila njihet më së miri edhe për bashkëpunimin e saj të suksesshëm me Mc Kresha” “Ikim”, ka ardhur në këtë sezon vjeshte me një projekt të ri muzikor, i titulluar “Fotot e mia”. Sa i përket muzikës është kujdesur Nurteel dhe Bini Nebhiu ndërsa teksti mban vulën e Nurteel dhe vetë këngëtares. Sikurse edhe projektet e mëparëshme, prodhimi i është besuar shtëpisë diskografike “Diez Music” dhe Nurteel.

Ndërkohë që kanë kaluar 7 muaj nga publikimi i saj i fundit, fansat shprehet se pritja ja paska vlejtur duke dhënë kështu vlerësime maksimale për prurjen e re të këngëtares.

Prurje më e re e Bletës, është sugjeruar nga fansat e artistes për të qënë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe për këtë javë mban vendin e 98-të.

https://www.youtube.com/watch?v=8F-j9m9CCxw