Kanë kaluar tashmë rreth 3 vite që kur Blerta Kosova ka qenë për herë të fundit pjesë e “The Top List”. Ka qenë bashkëpunimi me Edona Vatocin, “So What’s It Gonna Be?”, projekti i saj debutues, por dhe i fundit në listë.
E këtë herë pas 3 vitesh mungesë, Blerta vjen me projektin e saj solo. “Ride thru summer” është një nga hyrjet e reja të javës që e rendit atë në vend të shtatë momentalisht.
Blerta Kosova është këngëtare, multi-instrumentiste, kantautore dhe producente nga Mitrovica, Kosova. Me muzikë filloi të merret që në moshën 12-vjeçare si pjesëtare e grupeve “rock” te “Mitrovica Rock School”.
Projekti i saj i ri, “Ride Thru Summer”, vjen këtë javë në renditjen e “The Top List”. Kënga është publikuar vetëm pak ditë më parë, por që tani ka marrë reagime pozitive nga publiku.
Blerta edhe këtë herë i ka qëndruar besnike stilit të saj mjaft unik. “Ride thru summer” ka një frymë goxha interesante qoftë në muzikë, videoklip, kostumografi, si dhe mënyra e realizimit.