Bjorni Linza është ndër artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Ai u prezantua me këngën e tij të parë, “Malet lëvizën”, dhe menjëherë hyri në “The Top List”.

Tashmë ai vjen me projektin e tij të radhës titulluar “Oh Celebrate Him” në bashkëpunim me Yohanan. Kjo këngë, njësoj si projekti i tij i parë muzikor, është i zhanrit gospel, këngë kishtare.

“Oh Celebrate Him”, Bjorni ia ka dedikuar burimit të jetës, Zotit. Por tani le të njihemi pak më nga afër me Yohanan.

Yohanan është një inxhinier ndërtimi nga Bregu i Fildishtë me pasionin për muzikën në forma të ndryshme të saj. Këtu përmendim rrymën Dance, House, Hip Hop, apo gospel.

Ai filloi të shkruajë muzikë që kur ishte 15 vjeç, duke filluar me rap dhe përfundoo duke shtuar zhanre të ndryshme si RnB dhe gospel. Yohanan shprehet se e do diversitetin sepse është thelbi i njerëzimit.