Getoar Selimi, i njohur me emrin artistik si Ghetto Geasy ka bashkuar fuqitë me Skivin, duke sjellë një projekt të ri muzikor dedikuar shqiptarëve kudo ndodhen në botë.

“Bisha me dy koka” titullohet projekti muzikor më i ri i dyshes së famshme, i publikuar një ditë para festës së flamurit.

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, i cili nuk ka reshtur së sugjeruar që “Bisha me dy koka”, të jetë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit.

Ndërkohë që ky bashkëpunim mbyll klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, Ghetto Geasy është gjithashtu pjesë e klasifkimit me “Birthday”, e cila për këtë javë renditet në vendin e 47-të.