Ajo është duke shijuar një prej eksperiencave më emocionuese në karrierën e saj, atë të qënurit një prej trajnereve të “The Voice of Albania”, ku edhe është përshkruar si një nënë për konkurrentët e saj, që kujdeset mirë sikur t’i kishte fëmijë.
Pavarësisht se njihet për natyrën e saj të ëmbël, Besa di të jetë edhe “Kokëfortë”. Në fakt këtë cilësi, këngëtarja e vërtetuar përmes projektit të saj më të ri muzikor i cili mban këtë titull, duke bërë që këtë javë të shkojë në vendin e dytë të klasifikimit.
E publikuar rreth një muaj më parë, kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares, të cilët kanë mbështetur këngëtaren e tyre të preferuar edhe përmes votave në topawards.top-channel.tv
Falë votave të publikut, gjatë kësaj jave Besa është ngjitur me 2 pozicione duke iu afruar fronit të “The Top List”. Për këtë javë ajo renditet në vendin e dytë por duke parë se sa kokëfortë është ajo, pritshmëritë mund të jenë akoma më ta larta sa i përket javës së ardhshme.
Përveç se po shijon suksesin e “Kokëfortë”, Besa vazdon të jetë shumë e dedikuar në punën e saj si trajnere e “The Voice of Albania”, i cili të premten shënon gjysmëfinalen e tij.