Ndërkohë që është tepër e angazhuar me rolin e saj të ri si trajnere e “The Voice” Besa nuk ka harruar fansat e saj. Ajo ka vendosur të publikojë më në fund projektin e ri muzikor, i cili prej kohësh ishte paralajmëruar, duke kënaqur adhuruesit e saj.

Ndryshe nga kënga e saj e fundit “123” që kishte një muzikë  ritmike, në projektin e titulluar “Kokëfortë”, artistja ka ardhur më romantike, prej të cilave kishte disa kohë që ishte shkëputur.

Me muzikë dhe tekst të Flori Mumajesit, ky projekt muzikor është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke hyrë në “Top 40”.

Besa është pjesë e renditjes së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne edhe me bashkëpunimin e saj me Flori Mumajesin. Kjo këngë ka 25 javë që qëndron në listë, ku për këtë javë mban vendin e 37-të.

Këngëtarja momentalisht po shijon një prej eksperiencave më interesante në karrierën e saj muzikore, duke qënë trajnere e talenteve të reja të “The Voice of Albania”.