“A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço. Artistja e parë, e cila çeli siparin e “A Live Night” ishte Arilena Ara por edhe shumë super artistë të tjerë do të jenë pjesë.

Tashmë mësohet dhe një tjetër emër që i bashkohet grupit të artistëve më në zë që do të jenë pjesë e këtij spektakli. Ishte pikërisht Besa Kokëdhima ajo e cila postoi në llogarinë e saj në Instagram një galeri fotosh të cilat i shoqëroi me mbishkrimin:

“A Live Night”! Kënaqësi që u ktheva sërish. Së shpejti…

Ndërkohë rikujtojmë se këtë të shtunë do të kemi kënaqësinë të ndjekim në “A Live Night” Yll Limanin. Një natë mes muzikës fantastike dhe rrëfimit të parë dhe të fundit të artistit. Për herë të parë live hitet e tij duke përfshirë më të fundit “9”. Të shtunën datë 7 maj, ora 21:00, në Top Channel.