Besa Kokëdhima vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme. Këtë herë ajo ia ka dalë që të pozicionohet në vend të parë të klasifikimit të ”The Top List”.

“Si kalama” dhe ”Machoman” rezultuan këngët më të preferuara dhe më të votuara nga publiku këtë javë. Duhet thënë që këngëtarja bëri një rikthim tek këngët në shqip ashtu siç duhej me këto dy projekte.

Vërtet që publikut i kishte munguar Besa me këngë të reja në shqip dhe padyshim që ajo i plotësoi dëshirën. Megjithatë, për fansat e artistes kemi një lajm të mirë.

Së shpejti Besa do të sjelli projektin e saj të radhës që pritet të finalizohet në fund të muajit të ardhshëm. Por deri atëherë le të shijojmë ”Si kalama” dhe ”Machoman”.