Prej më shumë se një jave, i gjithë rrjeti e ktheu vëmendjen tek postimet e Butrint Imerit në rrjetet e tij sociale. Pasi postoi foton e Kiara Titos në shenjë mbështetje për lojën e saj brenda “Big Brother VIP Albania”, ai vazhdimisht ka dhënë gjurmë të tjera se do surprizonte moderatoren brenda shtëpisë.

Para disa vitesh kudo përfitej për një lidhje mes këngëtarit dhe moderatores së njohur. Atë kohë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht se ishin në një lidhje, por së fundmi në disa intervista para se Kiara të bëhej pjesë e “BBV2” të dy e kanë pranuar këtë.

Që prej javës së kaluar, nisur nga postimet e Butrint Imerit në rrjetet e tij sociale, të gjithë menduan se ai do të surprizonte Kiara Titon në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Një gjë e tillë nuk ndodhi, duke bërë që të nisnin edhe një herë aludimet.

Ditën e djeshme më në fund u zbulua se cila ishte surpriza që Butrinti kishte disa ditë që paralajmëronte në rrjete sociale. Befasia e madhe ishte publikimi i këngës së tij të re, e cila titullohet “Lule e Dashnisë”.