Flor Mumajesi mbetet në tregun muzikor si një ndër kompozitorët më të talentuar shqiptarë, e po ashtu edhe një këngëtar shumë i dashur për publikun. Prej kohësh tanimë ai është larguar nga tregu, por nuk është harruar kurrë.
Edhe pse fansat vazhdojnë që ta kërkojnë që të rikthehet në skenë, ai ende vazhdoj që të qëndrojë në hije. Por shpresojmë që jo dhe për shumë kohë.
Nga ana tjetër, vëmendjen më të madhe prej kohësh tanimë po e merr Luiz Ejlli. Në fakt, u bënë muaj që fansat po kërkojnë me ngul një bashkëpunim nga dyshja.
E gjitha nisi kur Flori shprehu mbështetje për Luizin gjatë kohës që ai ishte pjesë e “Big Brother VIP 2”. Më pas, me daljen e tij si fitues nga shtëpia, shumë postime të Luizit i kanë hedhur ‘benzinë zjarrit’ se ata do vinin në një duet.
Pasi kanë kaluar disa muaj, duket se publiku ende nuk e ka harruar këtë gjë dhe ende është në pritje. Madje, shumë e kanë krahasuar Luizin me Florin, qoftë nga talenti, prodhimet e shumta muzikore, por dhe suksesi dhe dashuria që publiku kanë për ta.
Por a mund të krahasohen vërtet ata, duke thënë se njëri është më ‘i mirë’ se tjetri? Duket se balada e re e Luizit, “Më fal”, ka ngritur mjaft debat mes publikut.
Ka nga ata që e kanë krahasuar me Florin, por nga ana tjetër një grup tjetër nuk e sheh si me vend këtë krahasim. Po ju si mendoni, në cilin grup bëni pjesë?