Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur, Fifi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor. “Cigarja” mban titullin kënga e saj që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

“Cigarja” është një baladë që mund të themi se i kishte munguar industrisë muzikore. Fifi ka ardhur po ashtu dhe me një klip shumë interesant dhe të arrirë.

Projekti i ri i Fifit vjen pas disa muajsh mungesë prej saj në listë. Kujtojmë se më herët ajo publikoi EP-në me Young Zerka që mban titullin “Kameleon”.

Këngë mjaft ritmike në mini album, por duhet theksuar se baladat e Fifit janë të papërsëritshme. Artistja është me plot gojën “nona” e kësaj rryme dhe për këtë nuk ka pikë dyshimi.

“Cigarja” na e vërteton edhe njëherë këtë fakt. Kënga e re e artistes e ka pozicionuar atë menjëherë në Top 5, më saktësisht në vend të pestë të klasifikimit.