Kjo javë mund të duket paksa si një ’déjà vu’. Ka aq pak ndryshime nga java e kaluar sa ndoshta mund të çuditeni…

Kreun edhe për këtë javë e mban Elvana Gjata me ”Clap Clap”, projektin që erdhi si bashkëpunim me artistët e huaj Gran Error dhe Antonia. Kjo është java e tretë radhazi që kjo këngë renditet në vend të parë.

Vendi i dytë shkon sërish për Dhurata Dorën dhe Elvana Gjatën me ”Gajde”. Po ashtu njësoj si javën e kaluar, në vend të tretë pozicionohet një nga bashkëpunimet më të pëlqyera të momentit, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj me ”Copa Copa”.

Megjithatë, jo vetëm renditja e projekteve në Top 5, por gjithashtu edhe ato më poshtë në listë, kanë patur jo shumë ndryshime në krahasim me një javë më parë. Këtu mund të përmendim ”Hesht”, “Nuk je”, ”Terr”, “TL”, ”Më e mira”, ”Picasso” apo ”Mos u kthe”, të cilat janë vetëm disa prej këngëve që nuk kanë pësuar ndryshim.

Nga ana tjetër, mund të veçojmë disa nga projektet që kanë patur më shumë rritje. “Pure” e Gjon’s Tears me 33 pozicione, “Mall” e Genvis me 59 apo ”Hala” e Alborës me 43 pozicione.