Pavarësisht se situata është qetësuar sadopak, gjendja në klasifikimin e “Top Awards” vazhdon të jetë e njëjta, pa asnjë projekt të ri në listë.
Kreu i klasifikimit vazhdon edhe këtë javë të mbizotërohet nga “Loco” e Stresit, i cili duket se kjo situatë nuk e ka ndalur aspak por ka vijuar të punojë po me të njëjtën energji dhe pasion. Në një intervistë për “Top Awards”, reperi zbuloi se po punon për publikimin e albumit të ri dhe një tjetër këngë të re, e cila pritet të dalë së shpejti.
Nga ana tjetër fansat vazhdojnë ta mbështesin reperin edhe me një tjetër projekt muzikor në listë dhe bëhet fjalë për “Two Shots” në bashkëpunim me MKR dhe Anxhelo Koci.
Por një konkurrencë e fortë e fansave të Stresit janë fansat e Butrint Imerit, të cilët vazhdojnë ta nbështesin artistin, duke e votuar pafund me të gjitha këngët që ka në listë. Ndërkohë që bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut qëndron në vendin e tretë, këngët e tjera të Butrintit janë ngjitur thuajse të gjithë, duke u pozicionuar mjaft mirë në listë.