Mario Dervishanji i njohur me emrin e tij të skenës Kiddmarioo, është një këngëtar, reper, tekstshkrues dhe kompozitor shqiptar. I vendosur së bashku me familjen e tij në lagjen nr. 13 në Durrës, Kiddmarioo nisi rrugëtimin si reper nëpër rrugicat e ndryshme të kësaj lagjje, ku dhe do të merrte dhe emrin e skenës, Kiddmarioo; rreth vitit 2018. Po në këtë vit Kiddmarioo do të jetë prezent në projekte të ndryshme me artistë internacionalë.

Kiddmarioo u bë edhe më i njohur me këngën e tij “13”, me të cilën debutoi në klasifikimin e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare në “The Top List”, Top Awards. Tashmë artisti është gati të sjellë një tjetër projekt, por këtë herë një bashkëpunim…

Kënga e re do të titullohet “ITA – ALB”, një bashkëpunim me një reper italian goxha të talentuar, i cili quhet Martin. Klipi është xhiruar në qytetin e Romës, kryesisht në tunelin Porta Della Verita (Viterbo), ku është krijuar edhe një kaos i madh për shkak të bllokimit të tunelit e këmbësorët nuk mundnin të kalonin, por megjithatë siç thotë dhe vetë Kiddmarioo patën përkrahjen dhe mirëkuptimin e tyre.

Artisti ka rrëfyer ekskluzivisht për ne se arsyeja pse zgjodhi që të bëjë këtë këngë, ishte për të rikujtuar edhe njëherë emigrantët, kryesisht djemtë e rinj që kanë emigruar në Itali dhe mënyrën si janë gjendur në shoqërinë italiane. Kiddmarioo nuk nuk ka dashur që të zbulojë më shumë, pasi dëshiron që të mos e shuajë ende kuriozitetin e publikut. Megjithatë nuk do të duhet të prisni shumë, pasi “ITA – ALB” nuk do të vonojë dhe pritet që të publikohet këto ditë…