Mëngjesi i 26 Nëntorit, do të mbetet një nga ditët më të kobshme për gjithë kombin shqiptar. Të shokuar dhe të lënduar nga gjithë kjo ngjarje e rëndë, kjo situatë e krijuar ka zgjuar ndjenjat e humanizmit tek të gjithë shqiptarët e Shqipërsië së madhe por jo vetëm.
Të gjithë janë bërë bashkë për një mision të caktuar, të ndihmojnë sa më shumë familje që janë prekur nga kjo tragjedi.
Nëse derimë tani kemi parë publikun që mbështet artistët duke dëgjuar muzikën e tyre, sot është dita që artistët të bëhen të gjithë bashkë dhe të mbështesin publikun që është në nevojë.
Një pjesë e mirë e personazheve të njohur kanë bërë donacione në llogaritë e hapura në ndihmë të të lënduarve nga tërmeti, një pjesë tjetër ka preferuar të jetë pranë tyre, duke i ndihmuar për cdo gjë. Ka patur dhe shumë artistë që kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të akomoduar disa prej personave në nevojë.
Ndërkohë që është anuluar cdo koncert i festave të Nëntorit, artistët vazhdojnë të japin kontributin e tyre, jo vetëm monetar, por edhe duke shpërndarë së më shumë informacione.
Captial T, Noizy, Mozzik, Ronela Hajati, Young Zerka, Stresi, Beatrix Ramosaj, Eri Dee, Ermal Fejzullahu, Xhensila Myrtezaj, Fifi janë disa prej artistëve që kanë qëndruar pranë të lënduarve, duke i ndihmuar me cdo gjë që ju nevojitet. Sigurisht ka dhe shumë artistë që ndoshta në mungesë informacione nuk i kemi përmendur por një gjë është e sigurt, të gjithë kanë marrë pjesë në këtë dhimbje të thellë të kombit shqiptar.
Në këtë shkrim fjalët janë të tepërta por një falendërim për artistët që janë bërë të gjithë bashkë nuk duhet të mungonte, në shenjtë mirënjohje për të gjithë mbështetjen e dhënë.