Këtë javë, me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen?

Listën e kryeson Noizy me plot 10 këngë njëkohësisht në listë. Bëhet fjalë për projektet “Nero”, “Kitty”, “Shoqe”, “Icon”, “Dashni ke ra”, “Vetes ja bom ne”, “Pa Pa Pa”, “Netët e vona”, “Atë ditë” dhe “King Kong”.

Pas tij vijnë tre artistë të tjerë me nga pesë projekte njëkohësisht në listë. Egli Tako poziciohet aktualisht në listë me “Nëse t’kujtohem”, “Jetë”, “Baby”, “O sa mirë”, “Ku je nis & Shuj Shuj”.

Yll Limani po ashtu renditet momentalisht në listë me “Prite”, “Larg”, “Po të pres tek shadervani”, “A t’kujtohet dashnia” dhe “Netët e vona”. Një tjetër artist që kohët e fundit ka sjellë plot projekte të reja është dhe Bletapërtace. Reperi numëron në listë “Team up”, “4”, “Batman”, “Pllazh” dhe “Menaxhment”. A do mund ta ruajnë ata këtë status si artistët me më shumë këngë në klasifikim edhe në javët e ardhshme?