# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Yon Idy

Yon Idy është një kantautor nga Shkupi. Emri i tij i vërtetë është Jon Ajdini, por duke qënë se këndon në gjuhën angleze, ai ka vendosur që emrin ta shkruajë si Yon, që të huajt të mos e lexojnë si Xhon por si Jon, ndërsa mbiemrin e ka thjeshtëzuar në Idy, që lexohet Ajdi, pa “ni” në fund.

Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka qënë i rrethuar me muzikë pais babai i tij është pronar i një stacioni radioje në Shkup, ku punon edhe nëna e tij.

Jon ka nisur të merret me muzikë relativisht vonë, ekzaktësisht në moshën 16-vjeçare, kur vendos të marrë kitarën e shtëpisë dhe me ndihmën e internetit mëson të luajë me të.

Brenda një periudhe të shkurtër, ai e kupton se dëshiron të krijojë këngët e tij, të kompozojë dhe të shkruajë tekste. Pa i mësuar mirë të gjithë akordet, ai mundohej të krijonte ndonjë gjë origjinale, ndonjë melodi të vetën. Muzika iu bë pasion dhe e kuptoi se ajo do të jetë gjëja kryesore me të cilën do të merret në jetë.

Ndërkohë që ka bërë debutimin e tij të parë muzikor me  “Gentle”, Yon premton një produktivitet muzikor në dy-tre muajt në vazhdim, pasi pritet të publikojë disa këngë të reja.

NEWS

Nëse nuk keni ‘vuajtur’ mjaftueshëm, Yon Idy vjen edhe më intim në versionin akustik të “Don’t Break It”!

Nëse nuk keni ‘vuajtur’ mjaftueshëm me “Don’t Break It”, Yon Idy kthehet sërish për t’ju prekur telat e zemrës. Pas suksesit të versionit origjinal, Yon Idy vjen sërish me një përjetim të ri të këngës “Don’t Break It”, këtë herë në një version akustik që prek zemrën me thjeshtësinë dhe...

Një ndjesi personale në këngën e re, Yon Idy: “Vetëm zemrën mos ma thyej…”

I ftuar nëpërmjet nje lidhje telefonike për emisionin “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë artisti Yon Idy. Yon ka ardhur së fundmi në “The Top List” me projektin e tij më të ri, “Don’t Break It”, që aktualisht renditet në vendin e 17-të. I rritur në një familje ku...

Yon Idy rikthehet mbas pesë vitesh në listë, i maturuar por zemërthyer…

Yon Idy rikthehet fuqishëm dhe me risi në listën e Top Awards. Kënga e tij e re “Don’t break it”, e sjell atë pas 5 vitesh në klasifikimin e “The Top List”. Pas kësaj pauze në listë, kënga e re e Yon Idy shënon një kthesë artistike dhe një hap...

2020-ta është si kënga e re e Yon-it...

Yon Idy është një tjetër artist, i cili ka vendosur që ta mbyllë 2020-të me një projekt të ri muzikor. “Got Me All Doën” mban titullin kjo prurje e re muzikore, në të cilën autor i këngës është vetë artisti. Kjo këngë, e cila ka marrë sugjerimet e duhura për...

Vera 2020 kthen Yon Idy në "The Top List" me "Back Around"

Debutimi i tij muzikor ka qënë relativish vonë, vitin e kaluar, por brenda një periudhe të shkurtër kohore, Yon Idy është shndërruar në një artist mjaft të pëlqyer për publikun shqiptar. Ndërkohë që ishte pikërisht “Gentle”, kënga debutuese, që e bëri kantautorin pjesë të klasifikimit zyrtar të Top Awards, ai...

Karantina nuk ka qënë pa rezultat për Yon Idy, publikon "Waste No Love"

Yon Idy është tashmë një emër i njohur për publikun e “Top Awards” pasi kantautori ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit. Yon, emri i vërtetë i të cilit është Jon, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 16-vjecare dhe që prej asaj kohe, muzika është një ndër...

Exclusive/Ja një arsye e fortë pse duhet ta dëgjoni dhe analizoni me kujdes këngën e re të Yon Idy

Një djalë shumë romanik i është shtuar tregut muzikor shqiptar dhe sigurisht publiku femëror është shumë me fat sa i përket këtij fakti. Yon Idy ka prezantuar prurjen e tij më të re muzikore, pas “Gentle”, falë së cilës këngëtari u bë pjesë e “The Top List” për herë të...

Hiti muzikor për interesantët e kësaj vere

Gjatë stinës së verës të gjithë artistët publikojnë projekte të reja muzikore, duke “luftuar” për këngën që do të shpallet hiti i kësaj vere. Ndërkohë që janë këngët ritmike ato që marrin votat maksimale, kjo verë vjen ndryshe pasi artisti më i ri, Yon Idy, ka vendosur të sjellë një...

Kush është Yon Idy?

“Gentle” është një nga hyrjet më të reja të klasifikimit të “Top Awards” këtë javë. Përveçse është një publikim i ri muzikor, kemi të bëjmë gjithashtu edhe me një artist të ri në tregun muzikor shqiptar. Sugjerimet e publikut kanë bërë që kjo këngë të bëhet pjesë e klasifikimit të...