# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Wendi Mancaku

Wendi Mancaku ka lindur më 6 Shtator 2001 në Tiranë. Në vitin 2010, Wendi Mancaku merr pjesë në aktivitetin “Një këngë për ty” zhvilluar në Top-Channel me grupin “Yllkat”, ku kanë fituar çmimin e parë. Po në këtë vit ajo merr pjesë në festivalin e Tiranës për fëmijë ku vlerësohet me çmimin e 2-të, në festivalin e organizuar në Durrës për fëmijë merr çmimin “risia e festivalit” dhe në festivalin e Shkodrës për fëmijë merr çmimin e dytë si zëri më i bukur.

Në vitin 2011, Wendi Mancaku ishte pjesëmarrëse dhe finaliste në “Gjeniu i Vogël 4”. Në po të njëjtin vit, ajo së bashku me Edmond Mancakun marrin pjesë në “Top Fest 9” me këngën “Përrallë Pa Mbret”.

Në shtator 2012, Wendi Mancaku merr pjesë në “Eurosong Junior JESC 2012” me këngën “Ëndërra Flet”. Po në këtë vit merr çmimin e 2-të në festivalin e 49-të për fëmijë të Tiranës, me këngën “kohën mos harxho” dhe fiton çmimin e parë në festivalin e Shkodrës si interpretuesja më e mirë dhe zëri më i bukur i këtij festivali.

Në dhjetor 2012, Wendi Mancaku merr pjesë në “The MAMs 2012 (Fresk Fare 1)” me këngën “Cat Girl”. Ajo merr pjesë si aktore dhe si këngëtare dhe shpallet fituese e çmimit të parë Junior në këtë edicion. Në vitin 2013, merr pjesë në “The Voice Kids 1” dhe zë vendin e dytë në finalen e tij. Në qershor 2015, Wendi Mancaku dhe Vanesa Sono marrin pjesë në “JESC 2015” me këngën “Jeto”, duke fituar çmimin e tretë.

Në tetor 2018, Wendi merr pjesë në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Ëndrra Ime”. Një vit më vonë ajo merr pjesë në “Festivalin e 58-të në RTSH” me këngën “Ende”. Në vitin 2020, Wendi fillon studimet në New York për studio-kompozicion. Po në këtë vit ajo merr pjesë në “Festivalin e 59-të në RTSH” me këngën “Vesi i shpirti tim”. Në vitin 2021, Wendi Mancaku publikon single-in e parë në anglisht me titull “Falling”.

NEWS

Motrat Mancaku mbyllin listën e Top 100 për këtë javë!

Dy vajza të talentuara nga e njëjta familje, me talentin e trashëguar dhe pasionin e përbashkët për muzikën. E kemi fjalën për Wendi dhe Melodajn Manacku. Ato kanë kohë që publikojnë projektet solo në platformat e tyre, por mesa duket dy motrat Wendi dhe Melodajn Mancaku kanë vendosur të bashkojnë...

Për kë “jep jetën” Wendi Mancaku? Këngëtarja: “Shprehje që ka shumë peshë…”

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Wendi Mancaku. Këngëtarja ka publikuar baladën e saj më të fundit të dashurisë, “Jap jetën”, për të cilën na ka treguar më shumë detaje vetë… Si erdhi kënga “Jap jetën”? Ishte një nga ato këngë që ti kur...

Wendi Mancaku dhe Vanesa Sono sjellin baladat e javës në “The Top List”!

Kjo javë ka sjellë një larmishmëri rrymash në klasifikimin e “The Top List”. Ndër to, baladat mbeten të preferuarat tona. Kjo dhe për faktin që i shkojnë kaq mirë kësaj stine, sa melankolike e paksa të zymtë. Dhe këto balada të kësaj jave vijnë pikërisht nga Vanesa Sono dhe Wendi...

Njihuni me Wendi Mancakun, bashkëpunëtoren e Kastro Zizo tek "N'Ballkan"!

Kastro Zizo dhe Wendi Mancaku kanë bashkuar forcat për një super realizim mes tyre, duke sjellë këngën “N Ballkan”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, duke mirëpritur kështu për herë të parë Wendin. Wendi Mancaku ka lindur më 6 Shtator 2001 në Tiranë. Në...