# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Vert

Vert, emri i vërtetë i të cilit është Aert Radani, është vetëm 20-vjec, me origjinë nga qyteti i Burrelit por që prej 15 vitesh jeton në Tiranë. Vert, i cili i përket rrymës Hip Hop/Trap, përvecse është një reper shumë i talentuar, ai është gjithashtu edhe një tekstshkrues mjaft i mirë.

I pyetur nga Top Awards, se pse ka zgjedhur këtë emër artistik, ai është përgjigjur: ““Vert” në frengjisht do të thotë jeshile dhe ngjyra jeshile është një ndër ngjyrat e mia të preferuara por nëse “V” do ta kthejmë mbrapsht, ajo është “A” (Aert)”.

Ai është një djalë me shumë talente por pasioni i tij për muzikë ka lindur rreth 4 vite më parë, kur ai nisi të shkruante tekstet e tij të para. Vert tashmë është pjesë e shtëpisë diskografike “Bulza Entertainment”.

“Sad” mban titullin kënga e tij debutuese, e cila ka arritur të renditet menjëherë në vendin e 4-t të “The Top List”

NEWS

Vert zbulon detaje mbi projektin e tij"Pi Du" dhe jo vetëm!

Vert, një nga këngëtarët e rinj por shumë të talentuar, ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Pi Du” që ka hyrë së fundmi në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të javës në “The Top List”, Top Awards. Artisti ka qenë i ftuar në “Live...

Vert publikon "Bota", me një mesazh të fuqishëm!

Vert është shndërruar tashmë në një ndër artistët mjaft të preferuar në muzikën shqiptare dhe shkak për këtë është stili mjaft i vecantë që ai ka por edhe tekstet që përmbajnë një mesazh. “Bota” është prurja më e re e artistit, e publikuar më 31 Dhjetor, e cila ka marrë...

Vert sjell singëllin e dytë dhe ia vlen!

Vert, një ndër artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar, ka publikuar projektin e tij të dytë dhe ia vlen që ta dëgjoni. Këngëtari është një ndër të paktët në Shqipëri që bën muzikë të rrymës “Trap”, që në fakt i mungon industrisë muzikore shqiptare. Ndërkohë që debutimi i...

Njihuni me Vert, hyrjen më të re të "The Top List". A është ai një Buta i ri?

Klasifikimi i kësaj jave ka patur dy artistë të rinj që janë bërë pjesë e tij dhe njëri prej tyre është Vert, një reper mjaft i talentuar. “Sad” është titulli i këngës së tij të parë, të cilën e ka publikuar rreth një javë me parë. Sugjerimet e publikut, kanë...