Urban Band është grup artistësh. Ata janë një bandë rrok formuar që në qershor të vitit 2016. Nën emrin Urban Band, 4 djemtë e grupit luajnë muzikë pop-rock dhe rock n`roll. Pjesë e Urban Band janë: Andi Tanko –vokal, Jurgen Cara – kitarë, Dritan Hekurani – kitarë bass, Sajmir Tatushi – bateri. Në Shtator 2019, Urban Band marrin pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën “Rock N’roll”. Në Mars 2021, ata marrin pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën “Edhe Nje Nate”. Në Dhjetor 2021, Urban Band marrin pjesë në Festivali i 60-Të në RTSH me këngën “Padrejtësi”. Një vit më pas marrin pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën “Ne Cdo Hap”. Më datë 30 Mars 2023, Urban Band publikojnë videoklipin “Në Çdo Hap”. Teksti i këngës u përgatit nga Kelly, teksa për arranzhimin u kujdes vetë Urban Band. Me këtë këngë, Urban Band marrin pjesë në Festivali i 61-të në RTSH në vitin 2022.
Urban Band
NEWS

Këngëtari i njohur, Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai teksa ishte I ftuar në emisionin “Fan Club”, në Top Channel. Artisti tha se do të hyjë gjatë spektaklit të së martës. Endrik u shpreh...

Të ftuar në ‘Lancio’ ishin djemtë e grupit ‘Urban Band’. 4 artistët sapo kanë publikuar këngën e tyre të parë me videoklip. Për të folur për suksesin e ‘Në çdo hap’ dhe gjëra që nuk i dinim rreth tyre, çunat kanë zbuluar shumë në këtë intervistë për Top Albania Radio....

Urban Band, grupi rock i njohur shqiptar, vijnë si pjesë e listës këtë javë me këngën e tyre që mban titullin “Në çdo hap”. Ky është dhe videoklipi i tyre i parë. Urban Band është grupi rock që u bë i njohur nga performancat e mrekullueshme live. Ata tashmë kanë rreth 7...