# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Tr3ndy

Dardan Ballazhi apo siç njihet me emrin artistik DJ TR3NDY lindi më date 31.12.1994 në Kërçovë. Punon si producent dhe DJ, po ashtu edhe si GHOST PRODUCER. Në 2014 kompozoi dhe lançoi projektin “Welcome To Prishtine” në bashkëpunim me Adrian Gaxhën. Pas atij suksesi nisi me performanca nëpër Kosovë, Gjermani e Zvicër nepër clube të ndryshme. Po ashtu ai ka qenë DJ personal i 2Ton dhe Ardian Bujupit. Në 2020 lançon projektin e ri “DREDHA” me Doksin, Skivin & Florianin, projekt që u prit shumë mirë nga publiku. Pas këtij projekti Tr3ndy lançon remixin e Alban Skënderaj “Vetëm Ty” dhe remixin e Elita 5 “CMENDEM”. Tr3ndy vazhdon të sjellë projekte interesante ku njëri prej tyre është edhe Mashup Remixi i Elvanës dhe Lyrical Son & Mc Kresha, mashup i pëlqyer edhe nga Lyrical Son. Projekti i fundit i Tr3ndy është bashkëpunimi me Faton Qerimin, “U Kry”, një projekt me zhaner elektronik.

NEWS

Nga bashkëpunimet me artistët shqiptarë e deri te projektet e ardhshme, Tr3ndy zbulon më shumë!

Dardan Ballazhi apo siç njihet me emrin artistik Dj Tr3ndy, së fundmi ka publikuar projektin e tij në bashkëpunim me Faton Qerimin të titulluar “U kry”. I ftuar në studion e “Lancio” në Top Albania Radio, Tr3ndy ka folur për këtë projekt, por jo vetëm… Ku e ka nisur karrierën...

Ja cilët janë artistët e ngritur më shumë në këtë javë!

Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Jeni kuriozë të mësoni se cilët janë ata këngëtarë që patën më shumë sukses këtë javë? Elgit Doda me këngën e tij “TL” padyshim që ka rritur një sukses të jashtëzakonshëm që...

Tr3ndy dhe Faton, cilët janë artistët pas “U kry”?

“U kry” titullohet kënga më e re që i është bashkuar klasifikimit të kësaj jave të “The Top List”. Ky projekt erdhi në bashkëpunim mes Tr3ndy dhe Faton Qerimit. Por cilët janë ata? Faton Qerimi është një 21-vjeçar nga Shkupi i cili merret me këndim, shkruan këngë dhe tekste, ndersa...