# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Sin Boy

Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, është një reper grek me origjinë shqiptare. Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare por pavarësisht se në Shqipëri nuk është shumë i njohur, Sin Boy është tepër i famshëm në Greqi, falë disa projekteve muzikore si “Mana,” “Gang,” “High,” and “Draco”.

Para se të bëhej i famshëm, Sin Boy kishte zgjedhur kanalin e “Youtube” për të shpërndarë muzikën e tij. 24-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë edhe në Shqipëri dhe artisti ka zgjedhur shtëpinë diskografike “Zzapnchriss” për të bashkëpunuar.

Sin Boy u bë i njohur për publikun shqiptar falë bashkëpunimit të tij me Rinën, “Gigi”, publikuar shtatorin e vitit 2018-të.

NEWS

Mbaron karantina, shkrin klasifikimi, pas shumë javësh, 5 hyrje të reja

Gjatë periudhës së karantinimit, sipas ekspertëve, muzika ishte një ndër fushat që u prek më shumë por duket se për artistët shqiptarë tashmë puna ka filluar. Ndërkohë që ka qënë një ndër periudhat më të qeta në historinë e Top Awards, që prej përfundimit të karantinës, shumë projekte të reja...

Qershori risjell në klasifikim Rina dhe Sin Boy me "Sari"

Ka qënë pikërisht projekti muzikor, “Gigi”, ai që bëri për herë të parë dyshen bashkë dhe duket se që nga ajo kohë, dyshja nuk u nda më, madje duke shijuar edhe lidhjen e tyre romantike. Pas shkëputjes së Rinës nga “On Records”, kjo e fundit vendosi të bashkohej me të...

Kush është Sin Boy, hyrja më e re e "The Top List"?

Reperja e re e muzikës shqiptare, Rina Balaj, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Sin Boy. E titulluar “Gigi”, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” falë sugjerimeve të shumta nga ana...