# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Shkodra Elektronike

Shkodra Elektronike është një grup muzikor i përbërë nga dy emigrantë shqiptarë të rritur në Itali, shumë larg qytetit të tyre, Shkodrës. Grupi është krijuar nga kantautori-producenti Kolë Laca dhe kantautorja Beatriçe Gjergji. Shkodra Elektronike, një duo elektronike shqiptare me banim në Itali, bëjnë ri-interpretim modern të këngëve tradicionale shkodrane. Në nëntor 2019, Shkodra Elektronike marrin pjesë në Luleborë 2019 me këngën “Ku E Gjeta Vedin”, videoklipin e të cilës e sjellin më 27 janar 2020. Më datë 22 tetor 2020 publikojnë videoklipin “Synin Si Qershia”. Më 4 prill 2023, sjellin videoklipin “Vaj Si Kenka Ba Dynjaja”, në bashkëpunim me Fanfara Tirana. Muzika e këngës dhe produksioni audio është realizuar nga vetë Shkodra Elektronike.

NEWS

Shkodra Elektronike me një tjetër perlë që i përket njëkohësisht së shkuarës dhe së ardhmes!

Skena alternative shqiptare vijon të pasurohet me projekte që sfidojnë kufijtë mes traditës dhe modernitetit. Në këtë frymë, Shkodra Elektronike ka prezantuar projektin e ri “Malësori Elektronik”, një krijim që eksploron identitetin kulturor të veriut shqiptar përmes një gjuhe moderne muzikore. Pas suksesit të projekteve të mëparshme dhe vlerësimit të...

“E jemja nuse”, një tjetër projekt i fuqishëm nga Shkodra Elektronike!

Shkodra Elektronike ka publikuar së fundmi videon e këngës “E jemja nuse”, duke sjellë një tjetër projekt që ndërthur elementet e muzikës tradicionale shqiptare me tingujt modernë elektronikë.  Kjo këngë, e njohur më herët për publikun pasi ishte kompozuar nga vetë dyshja dhe interpretuar në skenën e Festivali i Këngës...

Shkodra Elektronike sjellin “Stuhi”!

Shkodra Elektronike duket se nuk e humb kurrë aftësinë për të surprizuar. Çdo projekt i tyre vjen si një kthesë e re artistike, si një rrëfim që zgjon kuriozitet dhe hap një univers tjetër tingujsh e imazhesh. Pas koncertit audioviziv që mbajti pak muaj më parë në Minus 1 në Sheshin Skënderbej, dyshja Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji rikthehen me...

Shkodra Elektronike paralajmërojnë “Stuhi”, projekti i ri publikohet më 6 mars!

Shkodra Elektronike duket se nuk e humb kurrë aftësinë për të surprizuar. Çdo projekt i tyre vjen si një kthesë e re artistike, si një rrëfim që zgjon kuriozitet dhe hap një univers tjetër tingujsh e imazhesh. Pas koncertit audioviziv që mbajti pak muaj më parë në Minus 1 në Sheshin Skënderbej, dyshja Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji rikthehen me...

Shkodra Elektronike me një tjetër hit, modern por dhe me elementë tradicionalë…

Grupi “Shkodra Elektronike” ka publikuar këngën e re “Fosforon”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Një projekt muzikor dhe vizual që ndërthur muzikën elektronike me elemente të këngës shqipe. Kënga e tyre është një projekt elektronik me energji të lartë, e projektuar për të goditur...

”Trishtimi është seksi”/Shkodra Elektronike zbulon përse tekstet e këngëve të tyre mbartin një ndjenjë të trishtë!

Grupi Shkodra Elektronike ishte i ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Priftin në Top Albania Radio, në një lidhje telefonike ku ndanë me dëgjuesit momente kyçe nga rrugëtimi i tyre artistik. Duke nisur nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision, ata folën për eksperiencën e veçantë në skenën...

Shkodra Elektronike nuk e zgjat me nostalgjinë e hidhur!

Shkodra Elektronike ka publikuar projektin më të ri muzikor që hyn menjëherë në klasifikimin e “The Top List”. Bëhet fjalë për “Askund”, një bashkëpunim me Roy Paci. Kënga “Askund” nga Shkodra Elektronike është një përvojë e veçantë muzikore që kombinon tinguj modernë elektronikë me elemente tradicionale nga qyteti i Shkodrës....

“Frika ka qenë mos të zhgënjejmë njerëzit”/Shkodra Elektronike rrëfen emocionet e Eurovisionit!

Të ftuar në “Live From Tirana” me Edea Demaliaj, kanë qenë grupi Shkodra Elektonike, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca. Me këngën e tyre “Zjerm”, ata përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut. Shkodra Elektronike erdhën me një rrëfim të sinqertë mbi ndjesitë e tyre, emocionet, por dhe shumë detaje...

Shkodra Elektronike vjen me projektin e ri pas suksesit në Eurovision!

Pas suksesit në Eurovision, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi njoftoi së fundmi publikimin e një albumi EP (album i shkurtër, që përmban zakonisht 3-6 këngë) me titull “Shndrit!” “Pse do të vazhdojmë me [shndrit]”- shkruajnë ata, duke lënë të kuptohet se ky është...

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, në ‘top 5’ më të votuar nga publiku, u rendit në vendin e…

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhvilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total. Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut. Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin...

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision-it, emocione të forta dhe brohoritje për Shkodrën Elektronike!

Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025 u zhvillua mbrëmë në Bazel të Zvicrës, ku disa nga garuesit më të njohur të këtij viti konkurruan për një vend në finalen e madhe. Vendet që garuan në gjysmëfinalen e parë ishin Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, Belgjika, Sllovenia, San Marino, Azerbajxhani,...

“Shkodra Elektronike” ngjitet në skenën e Eurovision me 13 Maj, dyshja zbulon detajet…

Shkodra Elektronike do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025 me këngën “Zjerm”. Të ftuar në një lidhje direkte nga Bazel në Zvicër për “Wake Up”, kanë qenë pikërisht Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, për të rrëfyer emocionet e tyre… Ditën e djeshme keni patur provën e madhe në skenë, si...

Shkodra Elektronike grupi që sjell këngë tradicionale shkodrane me ritme elektronike, vijnë me projektin e tyre të ri!

Shkodra Elektronike është një grup muzikantësh të cilët eksperimentojnë muzikën tradiocionale shkodrane me ritme elektronike. Ata kanë hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” me këngën e tyre të re “Vaj si kenka ba dynjaja”. I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Kola,...

(Re)Introducing Shkodra Elektronike!

Një bashkëpunim vjen këtë javë në ”The Top List” midis Shkodra Elektronike e FanFara Tirana , të cilët vijnë me ”Vaj Si Kenka Ba Dynjaja”. Edhe pse ka shumë ritëm, teksti i saj është mjaft emocional dhe një mesazh i fuqishëm për botën. Por kush janë Shkodra Elektronike? Shkodra Elektronike...