Një bashkëpunim vjen këtë javë në ”The Top List” midis Shkodra Elektronike e FanFara Tirana , të cilët vijnë me ”Vaj Si Kenka Ba Dynjaja”. Edhe pse ka shumë ritëm, teksti i saj është mjaft emocional dhe një mesazh i fuqishëm për botën. Por kush janë Shkodra Elektronike?

Shkodra Elektronike është një grup muzikor i përbërë nga dy emigrantë shqiptarë të rritur në Itali, shumë larg qytetit të tyre, Shkodrës. Grupi është krijuar nga kantautori-producenti Kolë Laca dhe kantautorja Beatriçe Gjergji. Shkodra Elektronike, një duo elektronike shqiptare me banim në Itali, bëjnë ri-interpretim modern të këngëve tradicionale shkodrane.

Në nëntor 2019, Shkodra Elektronike marrin pjesë në Luleborë 2019 me këngën “Ku E Gjeta Vedin”, videoklipin e të cilës e sjellin më 27 janar 2020. Më datë 22 tetor 2020 publikojnë videoklipin “Synin Si Qershia”. Më 4 prill 2023, sjellin videoklipin “Vaj Si Kenka Ba Dynjaja”, në bashkëpunim me Fanfara Tirana. Muzika e këngës dhe produksioni audio është realizuar nga vetë Shkodra Elektronike.