# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Nuke

Nuke është një reper nga Kosova i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen që pasqyron jetën e rinisë urbane në Kosovë. Ai është pjesë e grupit të njohur të hip-hopit kosovar, PINT (Për Inati Njoni Tjetrit), së bashku me emra të tjerë të njohur si Lyrical Son dhe Mc KreshaNuke është i njohur për tekstet e tij që pasqyrojnë realitetin e jetës dhe përvojat e rinisë sot. Një nga këngët e tij më të njohura është “Clique”, një bashkëpunim me Lyrical Son dhe Mc Kresha, që ka tërhequr vëmendjen e publikut për energjinë dhe mesazhin e saj. Nuke është i njohur për bashkëpunimet e tij me disa prej emrave më të njohur të skenës hip-hop në Kosovë. Disa prej këtyre bashkëpunimeve përfshijnë Lyrical Son dhe Mc Kresha, Ledri Vula, Lumi B, Bimz dhe ErgeNR. 

NEWS

Kënga më 'funny' e verës zë vendin e parë!

“Uma Love” nga Ledri Vula, Lumi B dhe Nuk, është padyshim videoja më komike e sezonit të verës. E publikuar vetëm disa javë më parë, kjo këngë është bërë tashmë virale. “Uma Love” është pëlqyer menjëherë nga fansat, jo vetëm sepse janë bërë bashkë këta tre artistë mjaft të dashur dhe karizmatikë, por edhe për natyrën e vetë këngës. Kaq komike dhe e thjeshtë dhe që theu menjëherë çdo parashikim.  Në klipin e këtij projekti nuk ke se si të humbasësh një sërë momentesh komike që duhet thënë se janë mjaft origjinale. Duke nisur nga teksti e deri te stili...

"Uma Love" është mbase video më komike e sezonit, kokë më kokë me “Hajde me Shuplakë”! Ja momentet më pikante!

Këtë sezon veror, artistët janë siguruar që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Së fundmi një bashkëpunim surprizë ka ardhur për fansat nga këngëtarë shumë të dashur për publikun, të cilët janë Ledri Vula, Lumi B dhe NUK. “Uma Love” titullohet projekti i tyre i përbashkët që duhet thënë që u prit mjaft mirë nga publiku dhe për natyrën e tij mjaft komike dhe të veçantë. Le të ndalemi pak tek momentet më pikante të videoklipit. Ledri duke xhiruar me kokëposhtë....