Nëna Parti lindi si projekt eksperimental mes dy miqve (Klejd Guza dhe Eduina Alicka) në fillim të 2017-ws si një përpjekje për të sjellë zhanrin e “Vaporwave” dhe “Synthwave” me një interpretim shqiptar.
Vetë emri i dyshes vjen si një evokim i periudhes së komunizmit, por sigurisht me nota sarkastike të cilat bien akoma më shumë në pah në vizualet dhe tekstet.
EP-ja e parë e bandës e titulluar “Outrun P.P.Sh” (Lër pas P.P.Sh.), përmban 4 këngë të ndikuara thellësisht nga ritmet “synthwave” të viteve 80′ dhe fjalime të mbivendosura të Enver Hoxhës për të krijuar një efekt nostalgjie, e cila nuk ka ekzistuar në Shqipëri.
EP-ja e dytë “Brief Glimpses of Beauty” (Shfaqje të shkurtra të së bukurës) tregon një histori të shkurtër në 4 këngë: bukuria dhe humaniteti shfaqen dhe në periudhat më të errëta. Vizualet e krijuara me mjeshtëri nga artisti Xhon Dervishi tregojnë nje Enver në stilin Cyborg (njeri i ndërthurur me makinë).
Klejdi është producenti kryesor i dyshes dhe forca drejtuese pas krijimtarisë muzikore. Projekti me i ri “God fell in love with a stripper” tregon nje histori fiktive, të shkruar nga Fabio Çani, ku Zoti kap vështrimin e Evës duke kërcyer dhe aty i zgjohen anë dhe ndjesi të dobëta, të cilat shkojnë krejtësisht kundër atij imazhi që çdokush ka për të.