Meriton Rama është këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor nga Prishtina, i lindur më 23 korrik 2000. Fillimisht u bë i njohur për praninë e tij unike dhe kreative në rrjetet sociale, ku interpretonte me ukulele dhe piano. Videot e tij arritën mbi 22 milionë shikime brenda pak muajsh, duke tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë. Në korrik të vitit 2026, ai shënoi debutimin e tij të shumëpritur artistik me këngën “TOKË”, duke hapur një kapitull të ri në rrugëtimin e tij muzikor.
Meriton Rama
NEWS
U bë viral me videot me ukulele, Meriton Rama sjell këngën e tij të parë: “Jam shumë entuziast…”
Meriton Rama është një fenomen viral i dueteve me ukulele dhe videot e tij në TikTok kanë grumbulluar mbi 22 milion shikime, duke e bërë atë një nga personazhet më të komentuara të momentit. Që prej moshës 14-vjeçare, shkruan dhe kompozon këngë me ukulele dhe në piano. Deri më sot...
Viral në rrjete sociale, tani sjell këngën e tij të parë! Ja kush është Meriton Rama…
Artisti i ri shqiptar Meriton Rama, i njohur prej kohësh me përmbajtjen kreative në rrjete sociale, ka publikuar projektin e tij të parë muzikor, “Tokë”. “Tokë” sjell një kombinim të emocioneve, tingullit modern dhe një produksioni vizual të realizuar me kujdes, duke shënuar nisjen e rrugëtimit artistik të Meriton Ramës....