Mateus Frroku është një këngëtar i njohur shqiptar, i cili ka lindur në qytetin e Korçës më 9 Qershor 1990. Ai ka nisur të marrë mësime muzike që në klasën e 5-të. Më vonë ai vazhdoi shkollën e mesme në shkollën “Tefta Tashko Koço” në Korçë, ku studioi për kitarë dhe piano. Gjatë fëmijërisë së tij, ai ka marrë pjesë në disa festivale të ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmimin e parë.
Mateus u bë i njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së tij në “Ethet e së Premtes Mbrëma”, ku u rendit në vendin e tretë.
Momentalisht Mateus është një ndër këngëtarët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.