# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Luiz Ejlli

Luiz Ejlli ka lindur më 12 korrik 1985. Ai studioi në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova” në Shkodër për muzikë në intrumentin e fagotit. Në vitin 1995, ai fitoi çmimin më të mirë në “Festivalin e zërave të fëmijëve kombëtar” në Shkodër. Në vitin 1998, ai mori pjesë si solist në “Chorus repertoarit Gold”, në Shkodër.

Në edicionin e parë të shfaqes Ethet e të Premtes Mbrëma u spikat talenti i tij si këngëtar, i cili arriti në pesë më të mirët. Në edicionin e dytë të këtij spektakli, ai fitoi çmimin e parë. Në dhjetor 2004, Luiz Ejlli merr pjesë në Festivalin e 43-të në RTSH me këngën “Hëna dhe yjet dashurojnë”.

Një vit më vonë në 2005, Luizi merr pjesë në Festivalin e 44-të në RTSH me këngën “Zjarr e ftohtë” dhe fiton. Ai përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2006, por nuk arriti për të kaluar fazën e gjysmë-finales. Luiz Ejlli ishte i pari artist mashkull në garë i cili përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë me një këngë në gjuhën shqipe.

Në nëntor 2010, Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli marrin pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Sa E Shite Zemren”, ku u shpërblyen me çmimin e Kritikës. Në këtë festival ata arritën të grumbullojnë 697 pikë votuar nga vetë artistët e këtij festivali dhe morën çmimin e parë.

Më datë 14 shkurt 2023, Luiz Ejlli publikon videoklipin “Me Ty”. Kënga është kompozuar nga Elgit Doda dhe Luizi ia ka dalë që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” të krijojë një këngë dedikuar Kiara Titos, si një dhuratë për ditën e të dashuruarve. Vargjet dedikuar Kiarës, duke se përshkruajnë ndjesinë që këngëtari ka për moderatoren, me të cilën u njoh dhe u lidh në shtëpinë e famshme.

NEWS

“Dy fjalët” e Luizit mbyllin Top 100 këtë javë!

Luiz Ejlli rivjen në klasifikimin e javës të “The Top List”. “Dy Fjalë” mban titullin projekti i tij më i ri muzikor. Balada e re e tij i këndon dashurisë dhe ndjenjave të thella, duke shprehur emocionet dhe përjetimet që vijnë me lidhjet e rëndësishme në jetën e dikujt. Kënga...

Thuhet që tek Eagle Beat Festival do të ketë edhe artistë shqiptarë, kë do të donte publiku?!

Eagle Beat Festival, festivali i parë muzikor në Shqipëri i këtyre përmasave ka ardhur dhe ne duam që ju të jeni pjesë e historisë. I vendosur pranë Liqenit Artificial, Festivali Eagle Beat është vendi ku muzika, natyra dhe kultura përplasen. Ky është më shumë se një festival, është një lëvizje....

“Big Brother VIP” ‘dikton’ Top 5 këtë javë!

“Big Brother VIP” pasqyrohet mjaft mirë dhe në klasifikimin e javës të “The Top List”. Thënë ndryshe, Top 5 mbizotërohet nga disa prej banorëve e artistëve të BBV. Kreu mbahet sërish nga Rozana Radi dhe Egli Tako me korin nga vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. “Vajzat” është...

Kreu mbetet i njëjtë, por ja ndryshimet në Top 5!

Pesë hyrje të reja, por pak ndryshime në klasifikimin e javës. Edhe këtë herë kreu mbetet i njëjtë, me Rozanën dhe Eglin në vend të parë me “Vajzat”. Po ashtu me asnjë ndryshim nga java e kaluar është dhe vendi i dytë dhe i tretë. Përkatësisht me Kellyn dhe Eglin...

Ripunimi i këngës së Agron Berishës çon Lindon dhe Luiz Ejllin në krye të listës!

Vetëm pak kohë më parë, artisti i njohur Lindon Berisha paralajmëroi rikthimin e tij në skenën muzikore, pas një pauze disa vjeçare. E këtë rikthim ai nuk do ta bënte vetëm, pasi njoftoi se do të vinte në bashkëpunim me Luiz Ejllin. Dhe për këtë rikthim nuk do të na...

Yll Limani e nis 2025 në krye, ja kush ka kryesuar listën në fillim të vitit në të shkuarën!

Fillimi i janarit, përveç se sinjalizimin e një viti të ri, sjell po ashtu dhe shumë ndryshime me vete. Kjo ndodh dhe në fushën e muzikës. Kemi parë që shpesh janari është ‘i vakët’ në prurje të reja muzikore, jo aq aktiv sa muajt e tjerë të vitit. Kjo do...

Ja artistët me më shumë këngë në listë njëkohësisht ndër vite!

Tregu muzikor shqiptar vijon të mbetet mjaft aktiv. Artistët tanë janë gjithmonë në proces krijimi dhe publikimi projektesh. Këngëtarët janë vazhdimisht në lëvizje për të prodhuar muzikë të re, për të qëndruar sa më pranë fansave të tyre. Ndërkohë që publikohen këngë të reja, shume hite të artistëve vazhdojnë ende...

Luiz Ejlli thyen rekord, artisti me më shumë vende të para në listë!

Për 467 javë kemi ndjekur 100 këngët më të mira moderne shqiptare, hitet më të fundit dhe artistët më në zë. Prej kaq javësh “Top Awards”, përmes “The Top List” ka shpallur klasifikimin e këngëve më të bukura të muzikës shqiptare, ku publiku falë votave të tij tregon se cilat...

Ja këngët me jetëgjata aktualisht në klasifikim…

Klasifikimi i Top Awards është shndërruar në një nga përzgjedhësit më të mirë të muzikës moderne shqiptare. Nga java në javë kësaj liste i shtohen projekte të reja, duke lënë jashtë saj disa këngë të tjera, të cilat nuk mund të marrin votat e mjaftueshme për të qëndruar në klasifikim....

Luiz Ejlli ‘kundër’ Luiz Ejllit në Top 5…

Luiz Ejlli nuk ka të ndalur! Artisti na ka dhuruar një tjetër baladë romantike këtë javë. Këngëtari Luiz Ejlli ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili mban titullin “Unë dhe ti”. Kjo baladë emocionuese ka prekur shumë zemra me fjalët e saj të ndjera dhe melodinë...

Si iu duk publikut Luiz Ejlli si aktor në “Portokalli”?! 

Javën e kaluar publiku u njoftua se “Portokalli” do të vinte me praninë e Luiz Ejllit. Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar, ai ishte i ftuari special i shfaqjes të së dielës në shfaqjen më të ndjekur të humorit. Teksa shumë mund të prisnin që Luizi do të këndonte, në fakt...

Surprizë/ “Portokalli” këtë javë vjen me praninë e Luiz Ejllit!

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i...

Pas një jave telashesh, Luiz Ejlli rikthehet në krye të listës!

Emri i Luiz Ejllit, ka qenë në fokus të mediave për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Javën e fundit ai ka qenë kryefjala e mediave për shkak të disa problemeve ligjore. Megjithatë, duket se artisti ka marrë mbështetje të madhe nga publiku. Me votat e tyre, fansat...

Kreu mbetet i njëjtë, por plot surpriza në Top 10!

Javë e re, surpriza të reja në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse kreu mbetet i njëjtë nga java e kaluar, me Melodajn Mancakun sërish në vend të parë me “Si atëherë”, një sërë ndryshimesh kanë pasuar në Top 10. Ja se për çfarë bëhet fjalë… Në vend të...

20 vite diferencë, Luiz Ejlli zbulon dy ngjarjet e rëndësishme që i ndryshuan jetën!

Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij në llogarinë e tij në Instagram, dy data të veçanta që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës dhe e kanë ndryshuar atë. Më 30 Prill 2004, ai arriti një sukses të...

Ja si mbyllet vera në “The Top List”!

Tashmë kemi lënë pas gushtin dhe kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës. Ky ndryshim stinësh, sigurisht që ndikon dhe në muzikë. Nëse deri para pak javësh ishim më të prirur drejt këngëve ritmike, tani preferojmë disi më shumë baladat melanlolike. Kjo mund të shihet dhe në renditjen e Top...

Vera po vjen në fund, ja hitet që e shënuan atë!

”Iku vapa me gushtin”, do thoshin të parët tanë. E në fakt, tani që gushti po mbyllet, po mbaron dhe vera. Ky sezon na ka njohur me disa hite mjaft të suksesshme, por disa prej tyre janë votuar më shumti nga ju për të qenë në vend të parë të...

Edhe pse kreu nuk ndryshon, shumë surpriza në këtë Top 5!

Kreu i kësaj jave mbetet i pandryshuar nga java e kaluar. Luiz Ejlli vazhdon të qëndrojë në fron, por surprizat më të mëdha janë në Top 5. Vendi i dytë këtë javë ka shkuar për “Një gotë” nga Vanesa Sono. Kjo baladë romantike është pëlqyer shumë nga fansat dhe është...

Luiz Ejlli rrëmben sërish kreun, ja vendet e para të tij në "The Top List"!

Luiz Ejlli ia ka dalë që të rrëmbejë edhe njëherë tjetër vendin e parë në “The Top List”. “Më fal”, projekti i tij më i fundit, ka marrë sërish kreun falë votave të shumta të publikut. E kjo na sjell në këtë artikull. Zbuloni më poshtë se me cilat projekte...

Luiz Ejlli sërish në krye në “The Top List”!

Luiz Ejlli rikthehet sërish në krye të “The Top List”. Artisti ka arritur që të rrëmbejë vendin e parë këtë javë me projektin e tij më të fundit, “Më fal”. Kënga është prej dy javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe këtë herë është rritur me 12 pozicione....