# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Klodian Kodra

Klodian Kodra është një këngëtar i njohur në tregun muzikor shqiptar, por që vitet e fundit ka marrë edhe më shumë bujë tek publiku për shkak të bashkëpunimeve me artistët e famshëm. Në vitin 2013 ai bashkëpunon me 52oni për të sjellë “Lelia”. Një vit më vonë ai bashkëpunon sërish me 52oni dhe me Sabina Dana duke publikuar projektin “Jo Nuk Ka”. Në vitin 2017 ai së bashku me artistin Dajli publikon videoklipin “Jetoje”. Në vitin 2022, Bes Kallaku, Gerona dhe Klodian Kodra publikojnë videoklipin “Luj Luj”. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Marenglen Boja dhe Bes Kallakun. Në shkurt të 2023, Klodian Kodra, Gerona dhe Olsi Bylyku publikojnë videoklipin “Ike”. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Hazy dhe Olsi Bylyku. Projekti që i dha edhe më shumë shtysë artistit ishte ai me Elgit Dodën në “TL 2 (Toxic Love 2)”, që duhet thënë se konsiderohet një hit nga audienca.

NEWS

Java me më shumë hyrje të reja për 2023, por cila mban rekordin gjatë viteve?!

Një javë e ngarkuar dhe plot me projekte të reja muzikore ishte kjo në të cilën kemi hyrë. Le të themi që artistët paskan rënë në një mendje për të publikuar këngët e tyre. Deri më tani kjo është java me më shumë hyrje të reja për vitin 2023. Këtë...

"Toxic Love" do të jetë triologji?! Pjesa e dytë mbyll listën këtë javë!

Megjithëse nuk ka hyrë si banor, producenti Elgit Doda ka qenë protagonist si në “Big Brother VIP 1”, ashtu edhe në “Big Brother VIP 2”, përmes punës së tij. Ai ka realizuar bashkëpunime muzikore me dy personazhet më të përfolur të secilit edicion, Donald Veshajn dhe së fundmi edhe me...

Njihuni me Klodian Kodra, bashkëpunëtorin e Elgit Dodës!

Klodian Kodra është një nga artistët e rinj që i bashkohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Edhe pse shpesh e kemi dëgjuar në projekte të ndryshme muzikore që kanë ardhur si bashkëpunime, këtë herë do njihemi më shumë me këngëtarin dhe karrierën e tij. Klodian Kodra është një...