Kelly, i njohur për zërin e tij të veçantë, këngëtar, kantautor, autor tekstesh dhe producent është prezantuar para publikut që nga viti 2006. Këngëtari që i ka kënduar gjithmonë dashurisë, i njohur për baladat e ndjera, ka rreth dy dekada që këndon në skenën shqiptare. Ai ka marrë pjesë në disa festivale, gjithashtu është vlerësuar me çmime të ndryshme ku mund të përmendim “Best POP and Rock” me këngën “Nuk Di” në “Top Fest 5”. Gjithashtu shumë produksione të tij janë vlerësuar me çmime në kompeticione të ndryshme. Pas nje pauze në “The Top List” , ku ka qenë pjesë në Top 10 për disa javë me këngën “Melody”, Kelly rikthehet serish me këngën e tij më të re “S’je Këtu”. Aktualisht punon dhe drejton Label-in e themeluar prej tij “NO LIMIT”, ku prodhon muzikë jo vetëm për vete por edhe për artistë të tjerë. Së shpejti do të vijë një album me 12 këngë, me zhanre te ndryshme.
Kelly
NEWS

Vetëm një muaj pas “S’je këtu”, Kelly ka ardhur me projektin e tij më të ri muzikor. “Hello” mban titullin kënga e tij që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët në studion e “Live From Tirana” në Top Albania...

Një zë unik i tregut muzikor shqiptar është padyshim ai i Kelly-t. Artisti vjen për në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List” me këngën “S’je këtu”. Kelly, i njohur për zërin e tij të veçantë, këngëtar, kantautor, autor tekstesh dhe producent është prezantuar para publikut që nga viti...

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë artisti Florian Carkanji, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit Kelly. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, “S’je këtu”, që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Kelly na...