Një zë unik i tregut muzikor shqiptar është padyshim ai i Kelly-t. Artisti vjen për në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List” me këngën “S’je këtu”.

Kelly, i njohur për zërin e tij të veçantë, këngëtar, kantautor, autor tekstesh dhe producent është prezantuar para publikut që nga viti 2006. Këngëtari që i ka kënduar gjithmonë dashurisë, i njohur për baladat e ndjera, ka rreth dy dekada që këndon në skenën shqiptare.

Ai ka marrë pjesë në disa festivale, gjithashtu është vlerësuar me çmime të ndryshme ku mund të përmendim “Best POP and Rock” me këngën “Nuk Di” në “Top Fest 5”. Gjithashtu shumë produksione të tij janë vlerësuar me çmime në kompeticione të ndryshme.

Pas nje pauze në “The Top List” , ku ka qenë pjesë në Top 10 për disa javë me këngën “Melody”, Kelly rikthehet serish me këngën e tij më të re “S’je Këtu”. Aktualisht punon dhe drejton Label-in e themeluar prej tij “NO LIMIT”, ku prodhon muzikë jo vetëm për vete por edhe për artistë të tjerë. Së shpejti do të vijë një album me 12 këngë, me zhanre te ndryshme.