Jay Santos është një këngëtar kolumbian, i cili dallohet për muzikën “electro house” dhe “reggaeton”, i cili është nën menaxhimin e labelit spanjoll, “Blanco y Negro Music”.
Santos arriti të bëhej i famshëm falë pjesëmarrjes së tij në projektin “”Noche de estrellas” në vitin 2012 me DJ José de Rico dhe këngëtarin Henry Mendez.
Së fundmi Jay Santos arriti të bëhej i njohur edhe i suksesshëm në Shqipëri falë bashkëpunimit me Luana Vjollcën për këngën Locos.