Gjesti ështe pseudonimi i artistit Besart Kelmendi, i cili që nga viti 2020 ka vendosur ta sprovojë veten në rrugën drejt muzikës. Projekti i tij i parë muzikor mban titullin “Idiote” dhe erdhi po në këtë vit. Që nga komentet e para, u prit mirë nga publiku dhe ky ishte vetëm fillimi për Gjestin, i cili menjëherë nisi punën për projektet pasuese. Përzgjedhja e emrit artistik “Gjesti” është një pjesë e strategjisë së tij për të ndërtuar një imazh të veçantë në industrinë e muzikës, ku Besarti, tashmë Gjesti, është i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe për këngët që shprehin ndjenjat dhe përvojat e tij personale. Ndër projektet e tij më të preferuara përmendim “Alo”, “Pandemia”, “Princesh”. Ai fitoi popullaritet me hyrjen e tij në “Big Brother VIP Kosova 3”, por pas eliminimit nga ky format ai surprizoi të gjithë fansat duke hyrë në “Big Brother VIP Albania 4”. Nga izolimi në izolim, ai tha se pret gjëra akoma edhe më të forta dhe mori menjëherë mbështetjen e publikut.
Gjesti
NEWS

Pas disa javësh në vend të parë, Gjesti bie nga ‘froni’ i klasifikimit të “The Top List”. Kreun ia rrëmben këtë javë Noizy me një nga projektet e tij më të fundit. “Çantën” është një nga nga këngët e albumit të ri të Noizyt, që është publikuar së fundmi dhe...

Top 5 i kësaj jave duket se vjen me një ‘luftë të ftohtë’. E bëhet fjalë pikërisht për Egli Takon dhe Gjestin me projektet e tyre muzikore. Teksa nuk jemi ende plotësisht të qartë me marrëdhënien e tyre aktuale, si Eglin, po ashtu dhe Gjestin po i shohim goxha të...

Një përmbysje në klasifikimin e javës në “The Top List”. Teksa vëmendja më e madhe është tek kreu dhe Top 5, ja çfarë ndryshimesh kanë ndodhur këtë herë… Vendi i parë këtë javë ka shkuar për Gjestin me “Veshu Ndrequ”, këngë e cila është rritur me 4 pozicione nga java...

Trendi i sezonit të verës ka ardhur! Thënë kjo, vëmë re se javë pas jave, kemi një numër të madh projektesh të reja muzikore të publikuara. Kjo javë solli me vete plot 15 hyrje të reja, java më e ngarkuar deri më tani. Ndër to kishim projekte soli të zhanreve...

Disa nga hitet më të njohura të këngëtarit Gjesti, përfshirë këngët “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia”, janë zhdukur krejtësisht nga platforma YouTube, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat. Ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë nisur të bëjnë pyetje të njëpasnjëshme, duke kërkuar shpjegime për mungesën e projekteve që dikur dominonin në...

Gjesti sapo ka publikuar këngën e tij më të re dhe vjen kështu në klasifikimin e javës të “The Top List”. “Veshu Ndrequ”, kështu titullohet kënga, refreni i së cilës na ka shoqëruar tashmë prej ditësh kudo në rrjete sociale. Ende pa u publikuar, kënga u bë hit. Mjaftoi një...

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, artisti Vserlo, ka reaguar ashpër përmes një postimi në InstaStory, duke hedhur dyshime mbi suksesin e këngës më të fundit të Gjestit, “Veshu ndrequ”, e cila arriti mbi 1 milion klikime në vetëm 24 orë. Sipas tij, shifrat janë të manipuluara dhe klikimet...

Një rrokadë në klasifikimin e javës në “The Top List”. Teksa vëmendja më e madhe është tek kreu dhe Top 5, ja çfarë ndryshimesh kanë ndodhur këtë herë… Kreu i javës shkon për Gjestin me “Princesh”. Kjo këngë është prej 18 javësh pjesë e listës dhe këtë herë është rritur...

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”,Gjesti ka folur për herë të parë për jetën e tij pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, duke ndarë detaje mbi projektet muzikore në horizont, marrëdhënien me ish-banorët dhe raportin me Eglin. Reperi u shpreh se ka disa bashkëpunime në proces, por zgjodhi të mos...

Pas triumfit të tij të madh në reality show-n “Big Brother VIP Albania 4”, duket se suksesi i Gjestit po merr përmasa edhe më të mëdha. Me një energji të re dhe një publik që e ka përqafuar fuqishëm, ai tashmë është gati të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore. Këtë...

Pas suksesit në “Big Brother VIP 4”, nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe Gjesti triumfon edhe në “The Top List”. Artisti ka arritur që të rrëmbejë kreun e listës për këtë javë me “Princesh”. Ky projekt është rritur me 9 pozicione nga java e kaluar dhe renditet kështu në...

Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e Top Channel, u zhvillua “Post Big Brother VIP” me banorët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të paharrueshëm. Ish-konkurrentët kanë ndarë përshtypjet e tyre për eksperiencën në reality show dhe jetën pas përfundimit të lojës. Shumë prej tyre, ndanë me publikun edhe planet e...

Reperi i njohur Bardhi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e ri të partneres së tij, Sara Gjordeni, ku ka rrëfyer në detaje për jetën dhe karrierën e tij artistike. Gjatë intervistës, ai është ndalur edhe te raporti me këngëtarin Besart Kelmendi – i njohur si Gjesti – fituesi i edicionit...

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, fituesi i edicionit të katërt, Gjesti, ka thyer heshtjen me një reagim të ndjerë në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, ai ka falënderuar ndjekësit për dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë gjatë dhe pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai shkruan: Po dal...

Rozana Radi dhe Besart Kelmendi ishin dy finalistët e fundit të “Big Brother VIP 4” që garuan për çmimin e madh ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin. Me votat e publikut Gjesti shpallet fitues i këtij edicioni të katërt të reality show-t. “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që keni votuar për mua...

“Kur mendova se gjithçka përfundoi, aty nisi! E kam pasur ëndërr të futem në Big Brother Albania”, tha Gjesti mes të tjerash teksa përmblidhte emocionet e tij në këto ditë qëndrimi në shtëpi. Çfarë ishte “Big Brother” për Gjesin? “Ëndrra ime që e kam dashur gjithmonë!”,ishte kjo përgjigja ‘shkurt e...

Edicionit të “Big Brother VIP Albania”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako të cilët po kalojnë së bashku ditët e fundit në shtëpinë më të ndjekur në vend. Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania...

Moderatoret e dashura të Top Albania Radio, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli janë bërë pjesë e shtëpisë së famshme “Big Brother”, ku kanë intervistuar katër finalistët e këtij edicioni, personazhet më të komentuar të vitit. Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori, ishte ajo mes Elonës dhe Gjestit, ku banori...

Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, banori i “Big Brother VIP Albania 4”, vazhdon të marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit e tij, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në mbarë botën. Në një shenjë të veçantë mbështetjeje, një billboard me fotografinë e artistit nga Peja është...

“Big Brother VIP Albania 4” ka hyrë tashmë në fazën e tij më të nxehtë, finalen e madhe. Pas një gjysmëfinaleje dramatike dhe të mbushur me emocione, katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh janë Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesti dhe Egli Tako. Krahas aktorit Laert Vasili,...