# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gesko

Genc Shaqiri, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit, Gesko, një emër në dukje i ri për “The Top List”, por në fakt nuk është kështu. Genci është një djalë nga qyteti i Gjilanit me banim në Prishtinë, i cili ka nisur të merret me muzikë rreth moshës 19-vjeçare.

Geskon e kemi dëgjuar për herë të parë në klasifikimin e “The Top List” në vitin 2017, në një bashkëpunim me BimBimma, të titulluar “Nr1”. Kjo këngë sipas tij erdhi krejt spontaisht, për të cilin Genci ndihet tepër i kënaqur që ka bashkëpunuar më reperin e njohur, duke treguar se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Gesko ka bashkëpunuar në fillimet e karrierës së tij me shtëpinë diskografike “DiezMusic” dhe me producentin Liberian Selimi. Së fundmi, ai ka ardhur sërish në klasifikimin e “The Top List” pas një periudhe shumë të gjatë.

NEWS

Gesko rrëfen më shumë për hitin e tij "Malli" dhe jo vetëm...

Mbrëmjen e kaluar, ishte i ftuar në studion e “Lancio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Gesko. Gesko është duke shijuar suksesin e këngës së tij më të re të titulluar “Malli”, e cila qendron prej dy javësh si pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards....

Gesko, një emër i ri, por ja se ku e kemi dëgjuar më parë...

Gesko, një emër në dukje i ri për “The Top List”, por në fakt nuk është kështu. Emri i tij i vërtetë është Genc Shaqiri. Genci është një djalë nga qyteti i Gjilanit me banim në Prishtinë, i cili ka nisur të merret me muzikë rreth moshës 19-vjeçare. Geskon e...