# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gerona Hyska

Gerona Hyska nisi hapat në botën e muzikës që në moshë të vogël por pasi u rrit profesionalisht, ajo vendosi të vinte pranë publikut shqiptar me projekte të punuara mjaft mirë artistikisht.

Debutimi i saj muzikor kaq qënë “Te ndjej” në “Top Fest 12”, një këngë që rezultoi tepër e pëlqyer. Gerona ka vijuar me karrierën e saj muzikore, duke publikuar këngë njëra pas tjetrës, të cilat janë shoqëruar me komente mjaft pozitive nga ana e publikut.

Materialet e saj muzikore janë dhurata më e bukur që mund t’u bëj ndjekësve të muzikës së saj pasi ajo di ta elektrizoje skenën më së miri me performancat e saj “live”, të cilat ndërthuren aq bukur me këtë zë që të emocionon.

NEWS

“Nuk më njihte askush…”/Gerona Hyska, një histori suksesi në SHBA: Muzika live është seksi i shpirtit!

E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë këngëtarja Gerona Hyska, për të treguar mbi historinë e saj të suksesit dhe karrierën në SHBA. Si ishin fillimet e saj në një vend të huaj, sfidat por dhe gëzimet e saj… Si erdhi vendimi për t’u larguar...

Soni Malaj dhe Gerona Hyska, dy artistet që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë

Pavarësisht se ka qënë një javë e qetë sa i përket ndryshimeve në renditje, vetëm dy projekte muzikore kanë arritur të marrin mbështetje të madhe nga publiku shqiptar, duke i shndërruar në këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione. Soni Malaj – Te Quiero Soni Malaj ka goditur në...

Kush është Gerona Hyska?

Gerona Hyska është një nga hyrjet më të reja në klasifikimin muzikor të “Top Awards”. E cilësuar si një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Gerona ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e publikut me projektin e saj më të fundit të titulluar “Je t’aime”. Po kush është Gerona...