# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Franc Koruni

Franc Koruni ka kënduar që në moshë të vogël dhe në repertorin e tij numërohen mbi 10 këngë, mes të cilave dhe pjesmarrje në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Artisti ka studiuar për Filozofi dhe më pas vijoi dhe studimet master. Në shtator 2015, Franc Koruni merr pjesë në Kënga Magjike me këngën “Kjo jetë, të jetë”. Kjo është ndër këngët e para që ka kompozuar dhe si shumica e këngëve të tij flet për aspektet e ndryshme të jetës të trajtuara thjesht dhe me mesazhe te qarta. Një vit më pas Franci merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën “I Shkreti Mbret”. Në po atë vit ai merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën “Macka”. Në 2017, Franc Koruni merr pjesë në Kënga Magjike me këngën “Jemi Njelloj”. Një vit më pas ai merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën “O nenë egzistence”. Në Dhjetor 2020, Franci merr pjesë në Festivali i 59-të të Këngës me projektin “E morën botën”.

NEWS

10 nga artistët me të cilët na prezantoi viti që lamë pas!

Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Qofshin këto nga artistë të vjetër apo të rinj në treg. E pikërisht tek këta të fundit do ndalemi pak. Ja se kush ishin disa nga artistët e rinj me të cilët...

Franc Koruni zbulon më shumë rreth albumit të tij dhe jo vetëm!

I ftuar në ‘Lancio’ në Top Albania Radio ishte artisti Franc Koruni. Përpos çfarë e inspiron më së shumti këngëtarin dhe çfarë fshihet pas krijimtarisë së tij, ai na foli dhe rreth koncertit të mbajtur për albumin e tij më të ri ‘Ky modernizim’. Ky nuk është albumi i parë...

Franc Koruni zbulon mesazhin pas projektit të tij "Detyron"!

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ishte këngëtari Franc Koruni i cili na tregoi më shumë rreth projektit të tij më të fundit, albumit të ri që do të publikohet së shpejti dhe pjesëmarrjes së tij në Festivalin e Këngës. Çfarë mund të na thuash...

Franc Koruni fut këngën e parë në "The Top List"!

Edhe pse një artist aspak i ri në tregun muzikor, Franc Koruni hyn për herë të parë në klasifikimin e ”The Top List”. “Detyron” është projekti i tij i fundit që me votat e publikut ka arritur të pozicionohet në vend të 68-të për këtë javë. Franc Koruni ka kënduar...