Edhe pse një artist aspak i ri në tregun muzikor, Franc Koruni hyn për herë të parë në klasifikimin e ”The Top List”. “Detyron” është projekti i tij i fundit që me votat e publikut ka arritur të pozicionohet në vend të 68-të për këtë javë.

Franc Koruni ka kënduar që në moshë të vogël dhe në repertorin e tij numërohen mbi 10 këngë, mes të cilave dhe pjesmarrje në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Artisti ka studiuar për Filozofi dhe më pas vijoi dhe studimet master. Në shtator 2015, Franc Koruni merr pjesë në Kënga Magjike me këngën “Kjo jetë, të jetë”. Kjo është ndër këngët e para që ka kompozuar dhe si shumica e këngëve të tij flet për aspektet e ndryshme të jetës të trajtuara thjesht dhe me mesazhe te qarta.

Një vit më pas Franci merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën “I Shkreti Mbret”. Në po atë vit ai merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën “Macka”. Në 2017, Franc Koruni merr pjesë në Kënga Magjike me këngën “Jemi Njelloj”.

Një vit më pas ai merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën “O nenë egzistence”. Në Dhjetor 2020, Franci merr pjesë në Festivali i 59-të të Këngës me projektin “E morën botën”. Këtë vit ai konkurron sërish në Festivalin e Këngës me projektin e tij ”Në pritje”.