# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Fatos Shabani

Fatos Shabani ka studiuar për arkitekturë në Prishtinë por muzikën e ka pasion. Ka filluar të merret me muzikë që fëmijë, është poliinstrumentist dhe këngëtar. Fatos ka performuar në shumë grupe rock, derisa në vitin 2015, bashkë me muzikantë të tjerë ka formuar grupin Bystandr. Ai është aktiv në skenën e muzikës rock në Kosovë dhe Shqipëri. Është gjithashtu pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH në edicionin e 59-të me këngën “Ty”. Momentalisht jeton në Suedi, ku ka filluar bashkëpunimin me një grup suedez dhe së shpejti do të ketë publikime të reja. Kënga e fundit “Dritës” e publikuar si single, është dedikim për njeriun që i ka ndryshuar jetën.

NEWS

Ja Top 3 këngët me më shumë ngritje këtë javë!

Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Ja se cilat këngë janë rritur në renditje… “Gjade” nga Dhurata Dora dhe Elvana Gjata rezultoi mjaft i suksesshëm gjatë verës që lamë pas. E jo më kot, pasi përveç se ishte...

Kush është Fatos Shabani?

Fatos Shabani është një nga hyrjet më të reja të javës në klasifikimin e “The Top List”. Ai ka publikuar së fundmi single-in “Dritës” që e ka renditur atë në vend të 50-të të klasifikimit. Le të njihemi pak më shumë me të. Fatos Shabani ka studiuar për arkitekturë në...