# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Faton Qerimi

Faton Qerimi është një 21-vjeçar nga Shkupi i cili merret me këndim, shkruan këngë dhe tekste, ndersa planifikon ti lançojë këngët muajt që vijnë. Fatoni me muzikë filloi të merret që në moshën 10-vjeçare, duke mësuar vetë si të luajë instrumentet si piano e kitarë, e që pasionin e tij për muzikë e shprehu përmes mashupeve, remiksëve e karaoket që bënte dhe lançonte në kanalin e tij në YouTube. Për herë të parë zëri i tij u dëgjua në TikTok me duetet e krijuara nga ai, që bënin me këngë cover, ndersa së fundmi publikoi këngën e tij të parë të realizuar profesionalisht, “U kry” që është në bashkëpunim me producentin Tr3ndy. Momentalisht, Fatoni ndjek studimet për arkitekturë në Shkup, ndërsa me muzikë ka në plan të merret edhe më seriozisht, duke u premtuar degjuesve muzikë e tekst të veçantë.

NEWS

Faton Qerimi zbulon më shumë për karrierën e tij muzikore!

Faton Qerimi hyri në listën e artistëve të Top Awards me bashkëpunimin e tij me Dj Tr3ndy, “U kry”. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio për të diskutuar se si lindi ky projekt, por jo vetëm. Si është një ditë normale për Fatonin?...

Ja cilët janë artistët e ngritur më shumë në këtë javë!

Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Jeni kuriozë të mësoni se cilët janë ata këngëtarë që patën më shumë sukses këtë javë? Elgit Doda me këngën e tij “TL” padyshim që ka rritur një sukses të jashtëzakonshëm që...

Tr3ndy dhe Faton, cilët janë artistët pas “U kry”?

“U kry” titullohet kënga më e re që i është bashkuar klasifikimit të kësaj jave të “The Top List”. Ky projekt erdhi në bashkëpunim mes Tr3ndy dhe Faton Qerimit. Por cilët janë ata? Faton Qerimi është një 21-vjeçar nga Shkupi i cili merret me këndim, shkruan këngë dhe tekste, ndersa...