Ervin Gonxhi është një violinist, kompozitor dhe producent muzikor i njohur. Ai ka lindur në Tiranë në 30 mars 1985 dhe jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe djalin. Violina ka qenë pasioni i tij që në një moshë fare të vogël dhe mund të quhet dashuria e jetës së tij. Falë talentit, përkushtimit dhe devotshmërisë, ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në këtë fushë dhe të jetë një ndër instrumentistët më të kërkuar në tregun muzikor por edhe në evente familjare. Ish-pjesëtar i grupit të mirënjohur muzikor “Threedots”, Ervini ka kompozuar hite për këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare. Krahas punës individuale, Ervini është aktualisht pjesë e Batalionit B13, banda e parë e muzikës orientale në Shqipëri.
Ervin Gonxhi
NEWS

Sollën “Face to face”, njihuni me tre artistët e rinj në listën e kësaj jave - Ervin Gonxhi, Marin Hoxha, Vinsmoker!
Klasifikimi i kësaj jave i “The Top List” ka sjellë tre artistë të rinj në listë. Bëhet fjalë për Ervin Gonxhin, Marin Hoxha dhe Vinsmoker, të cilë kanë ardhur me bashkëpunimin e tyre “Face to face”. Ky projekt i sjell ata njëkohësisht për herë të parë në mesin e artistëve...

Pas eksperiencës në BBV, Ervin Gonxhi hyn në listë me “Face to face”!
Një bashkëpunim mjaft i fuqishëm vjen mes Ervin Gonxhi, Martin Hoxha dhe Vinsmoker që sjellin “Face to face”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” nëpërmjet votave të shumta të publikut. Ervin Gonxhi nuk është një emër i panjohur për audiencën e gjerë. Prej vitesh...