Ergys Shahu është një këngëtar shqiptar, i cili ka lindur më 10 janar 1991. Ergysi ka rreth 9 vjet që merrret me muzikë në mënyrë profesionale, pra që prej vitit 2010. Ai ka publikuar disa projekte muzikore në atë kohë si “Kam mall per ty”, “Nga e para tja nisim”, “Te kam ne mendje”.
Ndërkohë që vendosi të bënte një pauzë muzikore, Ergysi u rikthye fuqishëm në tregun muzikor shqiptar në vitin 2017-të, duke publikuar projekte muzikore të njëpasnjëshme. Ai numëron shumë këngë në karrierën e tij muzikore dhe ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm si Anxhelo Koçin, Xhenna, Flor Bana, Kelly, Mishel Rapo etj. Ndër këngët më të suksesshme të Ergysit janë: “Ngjyra e syve”, “Te pershendes”, “Une pa ty” dhe “Vetem asaj”. Ai nuk ka ndërmend të ndalet më në muzikë, por po punon për projekte muzikore, duke bashkëpunuar edhe me artistë të njohur.