# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Elon Kamberi

Elon është një artist shqiptar nga Maqedonia e Veriut i lindur në Tetovë. Producent 22-vjeçar i zhanrit Elektronik të muzikës (kryesisht Dance Music) me 4 këngë të lançuara në të gjitha platformat muzikore, ku me këngën “Somewhere Over the Rainbow” ka arritur deri 500.000 shifrat e dëgjueshmërisë në të gjitha platformat muzikore botërore.

Pas suksesit të “Somewhere Over the Rainbow”, janë lançuar edhe 4 këngë: “Midsummer”, origjinali i lançuar më datë 29 Maj, 2021. “Wicked Game”, Dance Cover nga kënga e Chris Isaak e lançuar më datë 9 Tetor, 2021. “Day Dreaming”, Dance Cover me vokal të këngetares së cilësuar si “Queen of Soul”, Aretha Franklin, e lançuar më datë 29 Dhjetor, 2021.

Po ashtu, Elon ka lançuar edhe një Dance Cover ku në pamundësi për të marrë të drejtat e vokalit, kënga figuron vetëm si remix në rrjetin YouTube. “Stealers Wheel – Stuck In the Middle With You (Remix by Elon)” e lançuar më datë 26 Janar, 2021. Pas ketij kontinuiteti, duke i grumbulluar të gjitha kompozimet, shifrat e dëgjueshmërisë në të gjithë platformat muzikore botërore kanë arritur deri 600.000 dëgjues. Nga artisti Elon, në vazhdim priten edhe shumë projekte të reja dhe bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë.

NEWS

Cilat janë projektet më të ngritura në pozicionim këtë javë?!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë… “Day Dreaming” nga një artist ende i ri, Elon, ka surprizuar goxha duke u rritur me plot 75 vende nga java e kaluar. “Need You” nga Jonida Maliqi...

Elon, jo Musk, por kush? Njihuni me artistin më të ri të "The Top List"!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi një artist të ri, i cili quhet Elon. Por cili është ai? Zbuloni më shumë… Elon është një artist shqiptar nga Maqedonia e Veriut i lindur në Tetovë. Producent 22-vjeçar i zhanrit Elektronik të muzikës (kryesisht Dance Music) me 4 këngë të...