D Slim, apo siç njihet tani si Dr1n, emri i vërtetë i të cilit është Drin Saraci, është reperi më i ri që i është shtuar muzikës shqiptare. I rritur në një familje muzikantësh, Dr1n, i cili është vetëm 20-vjec, ka nisur të merret me muzikë në vitin 2018-të por pavarësisht kësaj ai ka publikuar dy projektet e tij të para muzikore në muajin shtator dhe të fundit, në muajin janar të këtij viti.
Për të gjithë ju që nuk e keni dëgjuar më parë, Drini është djali i kompozitorit të njohur Shpetim Saraci dhe këngëtares së njohur, Mira Konci, të cilët prej disa vitesh janë zhvendosur në Amerikë.