# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Bleona Qereti

Bleona Qereti, e njohur me emrin e artit thjesht Bleona, është një këngëtare, sipërmarrëse dhe aktore shqiptaro-amerikane. E lindur në Korcë, Bleona ka nisur të këndojë që në moshën 5-vjecare. Pavarësisht se prindërit e saj kanë qënë kundër dëshirës së Bleonës për të ndjekur muzikën, ajo nuk u ndal. Në moshën 14-vjecare, ajo fitoi audicionet dhe ishte një ndër këngëtaret kryesore të Teatrit Sampa në Elbasan.

Bleona arriti të bëhej mjaft e njohur për publikun shqiptar që prej publikimit të këngës së saj të parë, “Lermeni” në vitin 1996.

Që prej vitit 2009-të, Bleona është zhvendosur për të jetuar në Amerikë, ku ka punuar me producentë të njohur si Timbaland, Rodney Jerkins, David Foster.

Bleona ka luajtur gjithashtu disa role në filma të ndryshëm, qofshin ato të huaj apo shqiptarë. Së fundmi përmendin pjesëmarrjen e saj në filmin “Falco” të Bes Kallakut.

NEWS

Ngriti temperaturat, Bleona shumë e guximshme në klipin e ri!

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor. “Boy Gone Bad” e sjell atë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë vjen pak muaj pas “Stani”, një këngë që u bë menjëherë hit. E në fakt dhe “Boy Gone Bad”...

Nuk e prisnit këtë! Shfaqja e 8 dhjetorit e "Portokalli" vjen me praninë e Bleona Qeretit!

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 42-të ka...

Një dekadë e re për muzikën shqiptare, Bleona rikthehet si një “Amazonë” në Top 5!

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti është rikthyer me një projekt të ri muzikor, në mënyrë unike siç di vetëm ajo.  “Stani” titullohet kënga e re që ndërthur muzikën shqipe me një frymë bashkëkohore dhe provokuese. Me publikimin e këngës së saj më të re “Stani”, Bleona ka ngritur edhe një herë...

“Globalizimi i muzikës shqiptare në botë…”/ Bleona zbulon arsyen se pse zgjodhi të risjellë “Stani” me origjinalitetin e saj!

E ftuar sot në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë...