Këngëtarja e njohur Arta Kabashi ka publikuar projektin e saj më të ri, të titulluar “Për ty”. Kënga e saj është një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”.
Projekti i ri muzikor ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe të gjithë publikun, duke rënë në sy për stilin dhe paraqitjen e saj unike. Në videoklipin e këngës, Arta shfaqet tejet joshëse.
Artistja ka realizuar videoklipin në breg të detit, me disa veshje të ndryshme që e bënin të dukej shumë tërheqëse dhe duke zbuluar hiret e saj. Njëra nga veshjet ishte me printe tigri, ndërsa në pjesën e sipërme kishte një palë bikini të zeza.
Për një tjetër ‘look’, Arta kishte zgjedhur një kostum të kaltër, i cili përbëhej nga një fund i gjatë, ndërsa pjesa e sipërme mbulonte vetëm gjoksin e saj. Po ashtu dhe kënga e melodia përshtatet më së miri me veshjen e me klipin në tërësi.
Të gjitha këto, e bëjnë “Për ty” që të ketë fiks atë freski verore që na duhet në këtë periudhë. Ajo që e bën këtë këngë edhe më të veçantë është fakti se melodinë dhe tekstin e ka realizuar vetë këngëtarja, duke na treguar edhe njëherë talentin e saj jo vetëm në këndim.