Ai është një ndër artistët më modest të industrisë muzikore shqiptare. Po flasim për Art Abazin, artisti i cili prodhon muzikë të bukur, të thjeshtë dhe plot dashuri. 

Arti është një artist, që prodhon muzikë të vërtetë, duke mos iu kushtuar shumë rëndësi videoklipeve apo mënyrave të ndryshme të promovimit. Ai është rikthyer sërish me projekte të reja pas një pauze gati 1-vjeçare që nga projekti i tij i fundit “S’më doje”.

“N’buzët e saj” mban titullin projekti më i fundit i Art Abazit që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. E kush tha që stina e verës është e destinuar vetëm për këngë ritmike?

Artisti ka sjellë këngën më romantike që do t’ju shoqërojë gjatë teksa qendroni nën rrezet e diellit. “N’buzët e saj” e ka renditur Artin në vend të 100-të të listës.