Ju kishte munguar Arinda Gjoni? Artistja kishte rreth 2 vite që bënte mungesë në “The Top List”.

Tashmë ajo është rikthyer sërish në klasifikim me një projekt të ri. Kënga e saj më e fundit mban titullin “Shah Mat” dhe ka hyrë këtë javë si prurje e re në Top Awards.

“Shah Mat” është një këngë mjaft verore e përshtatur mjaft mirë për këtë sezon. Duhet thënë se Arinda i ka ngritur mjaftueshëm temperaturat me këtë projekt.

Klipi është xhiruar në Maldive, gjë për të cilën Arinda thotë se ka ardhur shumë spontanisht. E në fakt nuk mund të kishte një zgjidhje më të mirë se kaq, një këngë kaq verore i përshtatet mjaft mirë këtij vendi si në parajsë.