Ajo u rikthye në tregun muzikor pas një pauze prej disa vitesh por rikthimi i Argjentina Ramosaj është pritur mjaft mirë nga fansat e artistes, duke vërtetuar se atyre iu kishte munguar muzika e saj.
E publikuar që në fillim të muajit mars, “Pse” prej 7 javësh ka mundur t’i rezistojë konkurrencës së listës së 50 këngëve më të bukura të “The Top List”.
Gjatë kësaj jave, kjo këngë është ngjitur me 6 pozicione, duke u renditur në vendin e 31-të. Pavarësisht se klipi i këngës na sjell në mendje ditët e ftohta të dimrit, duket se publiku dëshiron ta shijojë këtë muzikë edhe në ditët me diell të pranverës.
Argjentina momentalisht po shijon suksesin e “Pse”, duke mos punuar për ndonjë projekt muzikor që mund të shoqërojë ditët e nxehta të verës.