Argjend Gjigja vazhdon të na surprizojë me artin e tij. Pas “Tolerom” që e solli atë për herë të parë në “The Top List”, tani këngëtari vjen me një tjetër krijim të tijin.
“Indigo” mban titullin kënga e radhës që Argjend Gjigjia ka publikuar së fundmi. Sigurisht që votat e publikut e kanë sjellë atë në klasifikimin e javës si një hyrje e re.
Një titull dhe një projekt mjaft interesant ky që është lançuar vetëm pak ditë më parë dhe që tërhoqi menjëherë vëmendjen e njerëzve. Por çfarë është në të vërtetë “Indigo”?
Indigo, ashtu siç e ka shpjeguar edhe artisti, është një ngjyrë që shtrihet mes të kaltrës dhe vjollcës dhe lidhet me cilësi si mençuria, intuita dhe vetëdija shpirtëtore. Njerëzit indigo janë individë unikë që zotërojnë aftësi të veçanta intuitive ose psikike.
Ju thamë që ishte një projekt mjaft interesant, apo jo? “Indigo” e ka pozicionuar artistin në vend të 54-të, ndërsa “Tolerom” renditet momentalisht në vend të 76-të.